Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Uniformat’ – Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese, problemet që evidentoi

by mapo.al
14/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Detaje të reja janë publikuar nga dosja hetimore në lidhje me tenderin korruptiv të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, ku u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyratrë.

Sipas dosjes hetimore, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e ka kundërshtuar kompaninë që fitoi tenderin, pasi ka parë që tenderi kishte disa probleme, duke filluar nga sasitë e uniformave dhe deri te çmimi i tyre, disa herë më i lartë se ai i tregut.



Në datën 20 gusht 2020, Ardi Veliu i ka dërguar një shkresë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, ku thotë se ka mospërputhje në çmime, pasi një këmishë me mëngë të gjata kushton më lirë se një këmishë me mëngë të shkurtra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me shkresën Nr.5249 Prot, date 20.08.2020, i është drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, të cilës i ngre problematika në lidhje me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretisht për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarjes, mirëmbajtja e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofertuara. Ne lidhje me këto të fundit, ngrihet shqetësimi se nga çmimet e ofertuara nga operatori ekonomik i shpallur fitues për këtë procedure rezulton se janë ofruar tre çmime të ndryshme për të njëjtin artikull, që ka vetëm një specifikim teknik.

Ekziston një mospërputhje midis logjikes së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si në rastin ku një këmishë me mëngë të gjata kushton me pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklistit (me 9 pllakëza mbrojtëse) kushton me pak se kostumi i patrullës, xhupi treçerekësh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca gjysmë dimërore, kushton më shumë se këpuca taktike.

Gjithashtu vërehen ofertime të çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjellas, duke i bashkëlidhur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njësia e Prokurimit. Prania e këtyre çmimeve, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritjen e fondit limit në të ardhmen. kjo sepse përvojat e mëparshme ndikojnë në vlerën e kontratës”, thuhet mes të tjerash në dosje.

Por Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në kthim-përgjigjen drejtuar Policisë së Shtetit, thotë se procesi i hartimit dhe lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues, është përgjegjësi e vetë autoritetit kontraktor. Një muaj pasi Veliu kishte evidentuar problematikat e tenderit, është lidhur edhe kontrata mes Policisë së Shtetit dhe Bashkimit te Operatoreve Ekonomik përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor Ismail Kadiu më objekt “blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit”.

LEXO EDHE:

Gjykata vendos për fatin e 9 zyrtarëve të arrestuar në Ministrinë e Brendshme

Tags: Ardi VeliuMinistria e BrendshmeshkresatenderiUnifomat e policise

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
British American Tobacco Albania sh.p.k.: Njoftim mbi çmimet

British American Tobacco Albania shpk: Njoftim mbi çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In