Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Unioni i Këshillave Studentorë, kushte Ministrisë së Arsimit për zgjedhjet në universitete

by mapo.al
02/07/2020
in Aktualitet, Sociale
0

Unioni i Këshillave Studentorë, ditën e sotme, me anë të një një deklarate i kanë vendosur disa kushte Ministrisë së Arsimit dhe Sportit lidhur me procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.

Ata kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shaktuar nga pandemia e COVID-19



Në rast të  mos shtyrjes së datës së zgjedhjeve ata duan nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Universitetet të plotësojnë kushtet e transportit të studentëve që ndodhen nëpër rrethe, në mënyrë që ata të mos mungojnë në votime.

“Nëse Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ndjek ecurinë e Urdhrave që ajo vetë lëshon dhe nëse nuk merr për bazë kushtet tona si Union i Këshillave Studentorë ky proces zgjedhor nëpër universitete është i minuar dhe nuk ka aspak besueshmëri!”, përfundojnë ata.

Kujtojmë se dy ditë më parë me anë të një urdhri të ministres së Arsimit u hap zyrtarisht gara për organet drejtuese në Universitete. Dhe është vendosur data 30 korrik 2020 për t’u zhvilluar këto zgjedhje.

UNIONI I KËSHILLAVE STUDENTORË

Tiranë, më 02.07.2020

DEKLARATË

UNIONI I KËSHILLAVE STUDENTORË po ndjek me vëmendje të madhe procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.
Për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të besueshëm ne si UNION I KËSHILLAVE STUDENTORË kërkojmë plotësimin e këtyre kushteve:

1. Duke qenë se 75 % e studentëve nuk ndodhen në auditoret e universitetit pasi sipas urdhrit të MASR vitet e ndërmjetme do kthehen në universitete jo më para se muaji Gusht kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Universitetet të plotësojnë kushtet e transportit të studentëve që ndodhen nëpër rrethe. Nuk mund të ketë një proces të drejtë kur mungojnë në votime studentët.
2. Kandidatët për Rektor/Dekan por edhe për Senat Akademik duhet të plotësojnë çdo KUSHT që përmban rregullorja e zgjedhjeve nëpër universitetet publike.
3. Të garantohet angazhimi i marrë në kuadër të paktit për Universitetin, përcaktuar në pikën 4 të Urdhrit të MASR Nr. 8, datë 14.1.2020 “për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit lartë” i ndryshuar dhe pikën 3 të Urdhrit nr.108, datë 8.5.2020 “Për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shaktuar nga pandemia e COVID-19” me qëllim garantimin e integritetit akademik të kandidatëve për autoritete drejtuese Rektor/Dekan nëpërmjet procesit të verifikimit të ligjshmërisë së fitimit të gradës shkencore dhe titullit akademik, përfshirë kontrollin antiplagjaturë.

Nëse Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ndjek zbatimin e urdhrave që ajo vetë lëshon kjo sjell minimin e besueshmërisë tek zgjedhjet. Nëse këto KUSHTE nuk merren parasysh ne e quajme këtë proces një farsë dhe nuk e njohim rezultatin e dalë nga këto votime.

Tags: kushteministrisëUKS

JU SUGJEROJME

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË
Shqipëria

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË

14/04/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
48 orë kohë për të deklaruar pasurinë, kush janë 4 të fortët e Vlorës në shënjestrën e OFL-së (EMRAT)

48 orë kohë për të deklaruar pasurinë, kush janë 4 të fortët e Vlorës në shënjestrën e OFL-së (EMRAT)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In