Manchester United ka mposhtur 2-0 Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League falë dyshes Rashford-Martial.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Solskjaer në garën për një vend në Champions League, veçanërisht pas fitores së Leicester, rival direkt i Djajve të Kuq, ndaj Sheffield.
United, në fakt, mban vendin e pestë në renditje me pikë të barabarta me Dhelprat, që ndodhen në vendin e katërt kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit.
Takimi i luajtu në Selhurst Park është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë nga një gol i bukur i Rashford. Pjesa e dytë ka filluar me një gol të vendasve, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Goli që i ka siguruar tri pikët United është realizuar në minutën e 78-të nga Martial, me francezin që është bërë futbollisti me më shumë gola të shënuar se çdo lojtar tjetër i Premier League në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticonet në 2020-ën (12 gola).