Paul Pogba nuk bën mbrapa. Francezi i ka idetë e qarta. Nëse Manchester United dëshiron ta mbajë në skuadër duhet të paguajë një faturë të çmendur: 600 mijë sterlina në javë, që përkthehen në më shumë se 34 milion euro, shifër që përfiton ylli portugez te Juventus.
Agjenti Mino Raiola ka pranuar kërkesën e United për t’u ulur në një tavolinë, ku temë diskutimi është mundësia për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon më 2021. Raiola e di shumë mirë se Juve dhe Real Madrid janë ende të interesuar për shërbimet e Pogba dhe kërkon ta shfrytëzoj këtë fakt për t’i kërkuar “djajve të kuq” një pagë të çmendur për lojtarin e tij.