Aktualitet

United-Villareal finalja, eksperti Unai Emery hakmerret ndaj Arsenalit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:03 - 06/05/21 |
mapo.al

Manchester United-Villareal është finalja e këtij sezoni në Europa League. Dy skuadrat siguruan kualifikimet mbrëmjen e sotme, teksa do të përballen mes tyre për fitimin e trofeut të madh më 26 maj në Gdansk të Polonisë.






“Djajtë e Kuq” kishin mbyllur gjithçka që në ndeshjen e parë, të cilën e fituan 6-2 në shtëpi kundër Romës. Takimi i kthimit dhuroi sërish gola dhe përfundoi 3-2 për italianët. Marash Kumbulla në stol, teksa Edinson Cavani zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë.


Vendasit nuk mund të pajtoheshin me një tjetër humbje dhe e nisën “zjarr” pjesën e dytë. Edin Dzeko barazoi me kokë, teksa tre minuta më vonë erdhi goli i mesfushorit Bryan Cristante. Momente emocionuese në “Olimpico”, Edinson Cavani shënoi një tjetër gol në minutën e 68-të.





Roma ia doli të gjejë golin e fitores 12 minuta përpara fundit të takimit. 19-vjeçari polak, Nicola Zalewski, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë, ia doli të dërgojë topin në rrjetë.



Përfundimisht 3-2 për Romën, teksa United rikthehet në finalen e këtij kompeticioni pas 4 viteve (triumfoi ndaj Ajax duke fituar Europa League për herë të parë në histori). Pa gola përfundoi sfida Arsenal-Villareal.


Skuadra spanjolle kishte fituar 2-1 takimin e parë në shtëpi, dhe është ajo që kalon në finalen e madhe. Një sukses i madh për Unai Emery, i cili hakmerret për shkarkimin që i bënë “Topçinjtë” nëntorin e vitit 2019 dhe siguron finalen e pestë në këtë turne.

Tre të parat i ka fituar si timonier i Sevillas (2014, 2015, 2016), ndërsa dështoi në vitin 2019 kundër Chelsea, teksa drejtonte Arsenalin. Vendasit kishin iniciativën dhe u treguan më të rrezikshëm, por Villareal u mbrojt mirë, rezistoi dhe siguroi kualifikimin e shumëpritur.

8


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas