Aktualitet

United triumfon në derbin i Manchesterit, thyhet rekordi i City-it (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:58 - 07/03/21 |
mapo.al

Më në fund bie Manchester City.





Ekipi i Pep Guardiolës i kishte fituar 21 ndeshje e fundit në të gjitha kompeticionet, teksa sot humbi 0-2 përballë Manchester United në derbi.


“Djajtë e Kuq” e filluan me gol ndeshjen.




Martial fitoi një penallti në minutën e parë të ndeshjes dhe Bruno Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë.


“Miqtë” e nisën edhe pjesën e dytë me gol.


Minuta e 50-të, dalje e shpejtë në kundërsulm me anë të Luke Shaw, i cili gjeti rrjetën kundërshtare pas një kombinimi me Markus Rashford.

Përfundimisht 0-2 për United, që siguroi tre pikë fantastike kundër skuadrës së momentit. City vijon të kryesojë Premier League me 65 pikë, 11 më shumë se djemtë e Solskjaer.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas