Aktualitet

Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut shtyjnë procesin mësimor





               Publikuar në : 21:11 - 06/12/19 |
mapo.al

Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politekniut kanë shtyrë sërish datën e fillimit të procesit mësimor.


Në të dy Universitetet procesi mësimor është pezulluar deri në datën 13 dhjetor.



Në njoftimin e rektorateve respektive thuhet se studentët do të njoftohen në vijim.


Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi u mor për shkak të situatës dhe gjendjes ku ndodhen godinat e UMT pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjata tha se fillimisht është e nevojshme kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimi.


Etiketa: , ,

Pas