Kanë dhuruar show të paparë për kalimtarët në Njy Jork, teksa shëtisnin në një ditë tepër të nxehtë… Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-Mçlard treguan edhe një herë se ishin shumë të dashuruar.
Mes të porsamartuarve vazhdon romanca “përvëluese”, pasi modelja 27-vjeçare u pa teksa ndante puthje dhe përqafime me partnerin e saj 31 vjeçar.
Çifti thjesht nuk mund të mbante duart e tyre larg nga njëri-tjetri gjatë shëtitjes rreth qytetit.
Emily i hodhi krahët përreth qafës së Sebastianit, kështu që mund të vështronin thellë në sytë e njëri-tjetrit.
Por skena më bombastike që po bën xhiron e rrjeteve ishte ulja e Emily mbi një hidrant zjarri, që padyshim prodhoi komente, pasi të pasmet e bukuroshes e përfshinë të gjithë tubin e hidrantit, por…
Bulona e madhe që mban të mbërthyer ‘kapuçin’ e kokës së hidrantit duket se ka qenë shkaku që bukuroshja, t’i hiqte menjëherë b***kat e vogla nga objekti aspak i rehatshëm.
Shumëkujt do t’i ketë kujtuar edhe fabulën e laraskës që bridhte hu më hu, kur befas njëri… ehhhh./Mapo.al/