Aktualitet

Uragani Humberto godet Mbretërinë e Bashkuar, kaos në Londër (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:11 - 25/09/19 |
mapo.al

Mbretëria e Bashkuar po përballet me stuhi dhe shira të dendur. Moti i keq mendohet se do zgjasë deri në fund të muajit shtator, atëherë kur raportohet se mund të largohet nga ishulli uragani Humberto.

Shumë pjesë të vendit janë izoluar. Si pasojë e përmbytjeve është bërë pezullimi i transportit hekurudhor. Shumë linja hekurudhore pranë stacionit të ‘Liverpool Street’ janë përmbytur duke shkaktuar kaos në kryeqytet.

Agjensia e Mjedisit e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar 39 alarme dhe 12 paralajmërime gjatë rreshjeve intensive dhe përmbytjeve nga uragani i cili është zhvendosur në jug të Mbretërisë së Bashkuar.






Raportohet se do të ketë reshje mjaft të mëdha shiu gjatë javës tjetër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit.


1










Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas