Aktualitet

Urdhri i mbrojtjes nuk e mbrojti Hasbijen, burri i mori jetën







               Publikuar në : 23:13 - 19/07/19 |
mapo.al

36-vjeçarja që mbeti e vrarë sot nga dora e bashkëshortit e kishte denoncuar dhunën në polici. Hasbije Kuka, 36-vjeçe kishte një “urdhër mbrojtje” nga gjykata por që nuk funksionoi. Burrë e grua janë perfshirë në një sherr për motive xhelozie e më pas burri ka marrë thikën duke e qëlluar disa herë në bark e kraharor. Plaga në zemër ishte fatale për të.


Ngjarja e rëndë u regjistrua në periferi të Durrësit, në zonën e Spitallës në banesën njëkatëshe të bashkëshortëve Kuka.


Hasbije Kuka nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital. Ndërsa bashkëshorti i saj Ardian Kuka 37-vjeç u largua nga banesa menjëherë pas krimit dhe ende nuk është arrestuar.

Mësohet se bashkëshorti i të ndjerës, kishte shkuar në banesë për drekë, ku ka nisur të debatojë me bashkëshorten për motive xhelozie. Në momentin e debatit ka qenë edhe djali i tyre i mitur, i cili ka vrapuar të njoftojë të afërmit mbi sherrin e prindërve.

8-vjeçari mendohet të ketë kërkuar ndihmën e dajave që jetojnë në të njëjtën zonë. Kur dy vëllezërit e Hasbijes dhe djali i saj kanë mbërritur në banesë gjithçka kishte marrë fund.

Sipas mjekëve në spitalin e Durrësit viktima kishte marrë gjashtë goditje me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, ç’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Fqinjët flasin fjalët më të mira për gruan e re që sëfundmi kishte filluar punë si edukatore. Ndërsa i shoqi punonte si shofer.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas