Aktualitet

Urdhri i Arta Markut për përgjimet, UGSH: Cenon lirinë e medias






               Publikuar në : 12:10 - 06/06/19 |
mapo.al

Urdhri i i prokurorëve të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, për të ndaluar publikimin e çfarëdolloj materiali nga dosja 339/1, ku është i përfshirë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë socialistë, vlerësohet si i paprecedentë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në urdhërin e prokurorovë gjithashtu thuhej se kush publikonte materialet, do të ndëshkohej penalisht. Ky urdhër ishte tejet skandaloz, pasi bie ndesh me lirinë e shprehjes. Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa tha se urdhri është një kërcënim për mediat dhe gazetarët. Çipa ka shtuar më tej se ky veprim i prokurorisë, do t’i motivojë edhe më shumë gazetarët në punën e tyre.


Deklarata e plotë
Deklaratë e plotë e Kryetarit të UGSH-së Aleksandër Çipa, pas urdhërit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas të cilit ndalohen publikime që lidhen me sekrete hetimore. Urdhëri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda e kërcënon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar!

Tiranë më 6.06.2019

Në emër të Unionit të Gazetarëve Shaiptarë e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedent, i cili në vetvete e tradhëton inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë! Organi i prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrësesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të, i cili kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!

Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë shpesh me përgjimet e marra nga organi i prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këtë lloj urdhëri, i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve! Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik.

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca. Në vitin 1997 kur u ngrit organi i çensurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarëve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të “Koha Jonë”. Ky rast përbën vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim apo urdhër të ngjashëm, si ky i Prokurorisë së Krimeve tê Rënda.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas