Qeveria publikoi mëngjesin e sotmën urdhrin e ri sa i takon orareve të qarkullimit, në kuadër të masave kundër COVID-19. Nga sot bankat, farmacitë dhe marketet do të jenë hapur deri në 17:30.
Ndryshim i rëndësishëm është fasha orare e fundjavës. Kështu, nga kjo fundjavë kufizimi i lëvizjes do të nisë të premten, ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00. Ndryshe nga 4 fundjavat që lamë pas ku kufizimi i lëvizjes niste të shtunën në orën 13:00 deri në orën 05:00 të së hënës.
Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqimore, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe të atyre kompanive mediatike si dhe shërbimet në banesa.
Nga sot nisë disa lehtësime në fashën e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara, por nga ana tjetër janë rritur masat penale.
Fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.
Ajo që duhet nënvizuar është se do të vijojë të ketë të drejtën e daljes vetëm një person nga familja.
LEXO EDHE:
Masat për COVID-19/ Nga sot bankat, farmacitë dhe marketet hapur deri në 17:30