Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë der Leyen, me anë të një postimi në Twitter, ndonëse nuk është ndalur në llojin e vaksinës.
Ajo gjithashtu ka postuar një foto nga momenti i imunizimit.
“Jam e lumtur që edhe unë sot mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, pasi numri i vaksinimeve brenda BE-së ka kaluar mbi 100 milionë. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do ta kontrollojmë pandeminë”, -ka shkruar krahas postimit presidentja e KE-së.
Postimi i presidentes Ursula von der Leyen në “Twitter”:
After we passed 100 million vaccinations in the EU, I’m very glad I got my first shot of #COVID19 vaccine today.
Vaccinations will further gather pace, as deliveries are accelerating in the EU.
The swifter we vaccinate, the sooner we can control the pandemic. #StrongerTogether pic.twitter.com/ZmbjlmFOn4
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 15, 2021