Aktualitet

Ursula von Der Leyen: Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, japim 100 mln euro





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 17/02/20 |
mapo.al

Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes tonë evropiane. Kështu u shpreh Ursula von Der Leyen,  Presidentja e e Komisionit Europian, në Konfeencën e Donatorëve në Bruksel. Ajo tha se tërmeti i goditi shqiptarët në gjumë dhe tani është koha që të ndihmohet Shqipëria. Presidentja e KE-së lajmëroi se Shqipërisë do ti jepen 100 milionë euro, përveç 15 milionë që janë dhënë në muajin dhjetor.


Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 15 milionëshit të parë). Ju ftoj të gjithëve që të ndihmoni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar, por kanë një zemër të madhe. Sot jemi në anën e Shqipërisë, në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes sonë evropiane dhe unë mbështetem te ju për këtë gjë“, – tha Presidentja e KE-së.


Ajo theksoi se Solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE.


Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një solidaritet mes shqiptarëve dhe evropianëve. Brenda disa orësh ekipet e shpëtimit mbërritën në Shqipëri. Menjëherë aktivizuam mekanizmin e mbrojtjes civile evropiane. Ekspertët tanë mbërritën në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimet. I gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemër të VBE dhe që një ditë besoj se do jetë në BE.


Solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE. Sot me këtë pjesëmarrje ju tregoni reagimin e fortë të komunitetit ndërkombëtar. E gjithë bota është mobilizuar. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovare që kanë punuar. I gjithë Ballkani është bashkuar në solidaritet dhe solidariteti shpëton jetë.

Mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla dhe spitale duhen restauruar, biznese janë shkatërruar, kostoja është vlerësuar rreth 1 mld euro. Shqipëria e vetme nuk mund ta përballojë këtë barrë. Sot ne i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë, solidariteti do të jetë po aq i forta sa ishte në orët e para pas tërmetit.

Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur të afërmit, por ne mund ta ndihmojë Shqipërinë ta fillojë nga e para. Bashkë mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë sesa ishte më parë. Në muajt që do të vijnë do të punojmë së bashku, do të sigurojmë që angazhimet tona të plotësohen në kohë dhe që investimet tona të kenë ndikim në terren, në transparencë të plotë dhe llogaridhënie. Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes tonë evropiane“, – u shpreh Ursula von Der Leyen.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas