Aktualitet

Ushqen me gji fëmijën në vendin e punës, një foto dhe disa mesazhe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 11/06/21 |
mapo.al

Një foto ku shfaqet një nënë që ushqen me gji djalin e saj në vendin e punës është bërë virale dje në rrjetet sociale shqipfolëse. Fotoja e postuar në faqen zyrtare të “Mrizi i Zanave Agroturizëm’ ka marrë brenda 24 orëve të paktën 14 mijë pëlqime dhe qindra komente në rrjet.






Puna në restorant është e vështirë, është sakrificë dhe kush punon në këtë sektor e di shumë mirë! Babi Leka sjell çdo ditë në ora 18:00 Lukasin e vogël tek Viktorja, pjesë e stafit tonë të kuzhinës. Respekt për nënat luanesha që sakrifikojnë për familjen” ishte komenti i Altin Prengës, sipërmarrësit të Mrizit, që shoqëronte foton e nënës.








Po pse kjo foto ka prekur kaq shumë zemrat e njerëzve?!
Sepse ajo flet në disa dimensione dhe jep shumë mesazhe. Së pari ky imazh sfidon çdo lloj paragjykimi që ka ushqyerja me gji në publik. Po ashtu është avokatia më e bukur për të gjitha gratë në sfidën e gjidhënies kur janë në marrëdhënie pune.



Po ashtu është një mesazh për të gjithë punëdhënist që të pranojnë këtë realitet dhe të mbështesin nënat në punë duke u ofruar atyre mundësinë që të vijojnë gjidhënien edhe në orarin e punës.



Jo rrallë herë gratë shtatzëna ose me fëmijë të vegjël hasin vështirësi të gjejnë një vend pune dhe të kenë komoditetin që u njeh kodi i punës për të mos hequr dorë nga detyrat e mëmësisë.

Kjo foto është komentuar në rrjet pozitivisht. Fitesa Asllani Ibrahimi, një aktiviste në Kosovë për të drejtat e nënave gjidhënëse në marrëdhënie pune dhe për nxitjen e ushqyerjes me gji, shkruan se “një punëdhënës që i ofron punëtores së vet një mundësi të tillë, që e çmon dhe respekton mëmësinë e saj në këtë formë, është mënyra më njerëzore për të dëshmuar profesionalizmin”.

Ja si e komenton ajo foton:
Në mesin e shumë enëve ku ti gatuan, unë të gjeta prap edhe sot, nëna ime. Më solli babi, sepse edhe ai e di se qumështi që unë pijë nuk është vetëm ushqim.

Kështu ne të dy shkëmbejmë shumë shikime, shumë dashuri, shumë ngrohtësi. Këto duart e tua tek më mbajnë mua, më ngrohin tërë trupin tim të vogël dhe me japin forcë e dashuri që kalitet në zemrën time për të qëndruar edhe kur të rritem.

Mbase edhe ty të pëlqen kur vij unë dhe bën një pushim të shkurtër për të marrë dashurinë time, apo jo? E di nënë. Lodhja jote sikur zbehet kur sheh fytyrën time plot ngazëllim që mezi pret të vij nën shikimin tënd.

Mbase jam rritur pak, por unë akoma kam nevojë për ngrohtësinë tënde që askush përveç teje nuk di kaq bukur të ma dhurojë. Këto janë fjalë zemre që mund të lexohen nga sytë e një fëmije dhe nëne që krahas punës, arrin ta ushqejë edhe fëmijën e saj, jo vetëm me qumësht, por edhe me shumë dashuri e lumturi.

Një punëdhënës që i ofron punëtores së vet një mundësi të tillë, që e çmon dhe respekton mëmësinë e saj në këtë formë, është mënyra më njerëzore për të dëshmuar profesionalizmin. S’ka as më të voglin dyshim, se një pauzë e shkurtë e nënës gjidhënëse, për t’ia ofruar qumështin e saj fëmijës së vet, do ta bëj atë edhe më produktive, e edhe më të kënaqur shpirtërisht.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas