Aktualitet

“Ushqime në këmbim të votës”, Maliqi: Rilindja i piu gjakun për 8 vite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 20/04/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e djeshme, më 19 prill në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që, sipas informacioneve të marra nga PD Berat, do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit.





Pas kësaj ka reaguar kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi i cili e cilëson si mënyrën e vetme që i ka mbetur Partisë Socialiste është blerja e votës pasi është e tmerruar nga humbja.


Ai i bën thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga Rilindja që nuk ka asnjë lidhje me ta.





Postimi i plotë:



“Të dashur miq!


Ajo që pamë mbrëmë në Berat, tregon hapur se Rilindja e krimit është e tmerruar nga humbja dhe e vetmja formë që i ka mbetur dhe që di të bëjë më mirë, është blerja e votave me ca shishe vaji.

Lexo edhe :  Lefter Maliqi: Të ngrihet populli, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të distancohet nga krimi i pushtetit dhe t’i shërbejë qytetarëve siç ligji ia dikton.

I bëj thirrje Kryerilindasit të heqë dorë nga marifetet mafioze sepse populli të cilit i piu gjakun për 8 vite, nuk gënjehet me një shishe vaj për të votuar krimin dhe korrupsionin që ofron Rilindja.

I bëj thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga Rilindja që nuk ka asnjë lidhje me ta, pasi është thjesht një organizatë kriminale dhe e ka shndërruar Shqipërinë në një greminë ku shanci i vetëm për ta shpëtuar është ndëshkimi me votë plebishitare më 25 Prill.”

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas