Aktualitet

“Ushqimet me lista”- Bardh Spahia nga Shkodra: Më 25 prill të bëjmë ndryshimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 05/04/21 |
mapo.al

Kandidati i PD, Bardh Spahia është takuar me banorë të Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina të Shkodrës, prej ku është shprehur mse banorët e kësaj zone jetojnë çdo ditë me fenomenet “Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion”.





Spahia ka shkuar dere me dere duke u njohur me keto problematika, te cilet sipas tij, gjate 8 viteve te fundit e kane bere me te veshtire jeren e ketyre banoreve.


“Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre.





“I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv”, eshte shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.

Lexo edhe :  Shkodër/Tom Doshi i merr mandatin PS, PD një mandat më pak nga Topalli e Patozi


Sipas tij, këto zgjedhje nuk janë as për Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas