Shëndeti

Ushqimet që ju ndihmojnë të kapërceni krizat e urisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:28 - 26/11/21 |
ro ot

Kur ndjekim një dietë dobësimi është normale të ndjejmë dëshirën të hamë disa ushqime me shumë kalori, qofshin këto të ëmbla apo të kripura. E njëjta gjë ndodh edhe kur kemi ankth apo depresion. Për të shmangur një situatë të tillë janë disa ushqime që reduktojnë oreksin dhe mund të konsumohen në çfarëdolloj momenti.






Kosi


Kur keni shumë uri, mjafton të hani kos pa sheqer. Ai ka afro 15 gram proteina mjaft cilësore.







Djathi




Me dy copa djathi mund të kënaqni oreksin tuaj. Zgjidhni ato që kanë pak kripë dhe yndyrna. Mos harroni vlerat e kalciumit që djathi ka.



Kafe e zezë

Kafeja përmirëson metabolizmin dhe shmang urinë. Efektet e saj mund t’ju mbajnë deri në tre orë pasi e keni pirë.

Lexo edhe :  Fuqia kurative e gjetheve të limonit – Si t’i përdorni

Speci i kuq

Nëse ju pëlqejnë gjërat pikante dhe të humbni peshë duke mbajtur larg urinë speci i kuq është ideal.

Lëng frutash

Nuk është njësoj të hani një frut në mesvakt apo një sasi frutash. Mos i shtoni sheqer, por vetëm pak ujë dhe thjesht shpikni çdo ditë lëngje me fruta të ndryshme.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ka një sasi të madhe të ushqyesve thelbësorë të aftë të luftojnë ankthin për ushqimin.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas