Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshirë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.
Hipertensioni po vret shqiptarët, 3800 persona pësojnë infarkt çdo vit. Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundshmërinë në popullatë. Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshirë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive. Dhe për herë të parë nga check-up janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe 3800 persona pësojnë infarkt në një vit. Përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë. Nga këto të dhëna rezultojnë se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulët janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qyteteve për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve. 53 % e vdekjeve të shqiptarëve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16.4% e tyre shkaktohet nga sëmundjet tumorale.
Hipertensioni
Kolesteroli i lartë është një kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin e zemrës, i cili mund të përfundoj në episod fatal për jetën. Disa persona munden të arrijnë ta mbajnë kolesterolin në nivele optimale nëpërmjet ushqimit, aktivitetit fizik dhe rënies në peshë, por disa të tjerë, duhet të marrin medikament, pasi problemi i tyre qëndron më shumë në rregullimin e brendshëm, që ka të bëjë kryesisht me mëlçinë dhe predispozitën gjenetike. Kolesteroli i marrë me ushqim, duket të ketë një ndikim fare të vogël në kolesterolin në gjak, dhe një tjetër grup yndyrash është përgjegjës për rritje të padëshirueshme të tij. Ato janë yndyrat e ngurta dhe yndyrat trans, si gjalpi, bulmeti me yndyrë, margarina, vaji i palmës dhe vaji i kokosit apo vajrat bimore të rafinuara që përdoren gjerësisht për skuqje. Një dietë ushqimore që trajton kolesterolin e lartë, përfshin evitimin e yndyrave të ngurta dhe trans, plotësimin optimal me yndyra të pangopura, marrjen e mjaftueshme të fibrave dhe prebiotikëve, si dhe furnizimin e përditshëm me lëndë antiinflamatore dhe antioksiduese, të cilat e mbrojnë kolesterolin nga oksidimi – forma më e rrezikshme e tij.
Këshilla
Një prej këshillave më të shpeshta që jepen kur vuani nga hipertensioni është të ndryshoni regjimin ushqimor. Të bëni pjesë të dietës tuaj disa ushqime dhe të kufizoni apo të hiqni disa të tjera. Në listën e ushqimeve që mbajnë nën kontroll peshën është kakaoja.
Kakao
Çokollata e zezë (rreth 10 gramë në ditë) përmbajnë përqindjen më të lartë të kakaos, duke ndihmuar kështu në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Boronica
Falë rritjes së prodhimit të oksidit nitrik, një vazodilatator (zgjeron enët e gjakut), boronica gjithashtu është aleate në reduktimin e tensionit të gjakut.
Hudhër
Substancat që rrjedhin nga metabolizimi i hudhrave kontribuojnë në rregullimin korrekt të oksidit nitrik endotelial, një substancë me fuqi vazodilatatore.
Speci i kuq
Është një vazodilator dhe rrjedhimisht mund të ulë presionin e gjakut.
Domate
Domatet janë të pasura me kalium dhe ndihmojnë në uljen e presionit.
Panxhar i kuq
Është i pasur me nitrat inorganik të aftë për të rritur oksid nitrik në gjak dhe ulur tensionin e gjakut, sidomos në pacientët të cilët janë tashmë hipertensive, madje edhe kur marrin një pjesë të vetme në ditë. Ushqime të tjera që rrisin nivelin e oksidit nitrik në gjak janë marule, panxhar dhe spinaq.
7 mëngjeset ideale për të ulur kolesterolin e lartë
- Bukë thekre; gjalpë susami (organik); 1 lëng shege
- Tërshërë e zier më ujë, vaj ulliri, gjizë, 2 arra; lëng rrushi
- Kos pa yndyrë; elb i zier; kurkumë; fara lini; shegë; boronicë e thatë ose rrush i zi, i thatë
- Trahana me vaj ulliri, gjizë, fara luledielli; 1 lëng qitro
- Suxhuk me kumbulla të thata, rrush të thatë, bajame, fara kungulli, fara chia, kakao të pastër dhe pak mjaltë
- Bukë thekre; vezë e zier; ½ avokado e marinuar me pak vaj ulliri dhe lëng limoni; 1 mollë
- Hikërror të zier me ujë dhe pak qumësht bajamesh*, kanellë, pak vanilje, bajame të thërrmuara, banane, shegë
Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndihmojnë
- Pini ujë mjaftueshëm, ka shumë raste që kolesteroli i lartë rregullohet pas konsumit të mjaftueshëm dhe vazhdueshëm të ujit
- Ndërprisni duhanin, duhanpirja shkakton ulje të kolesterolit të mirë
- Rrisni aktivitetin fizik
- Arrini një peshë normale për gjatësinë
- Konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime çdo ditë
- Gatuani vetëm me vaj ulliri
- Evitoni yndyrat e bulmetit, dhe të produkteve të gatshme