Ushtarakët amerikanë që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit mund të pezullohen nga detyrat e tyre dhe potencialisht të pushohen nga puna.
Lajmi u bë i ditur nga ushtria amerikane pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi plotësisht vaksinën Pfizer/BioNTech.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin urdhëroi që të gjithë anëtarët aktivë të ushtrisë të vaksinohen.
Ushtria tha se filloi zbatimin e urdhrit në fund të gushtit, duke shtuar se ushtarët mund të kërkojnë të përjashtohen bazuar në arsye të vlefshme mjekësore, fetare dhe administrative.
Sidoqoftë, rreshterët e stafit të lartë, rreshterët e parë dhe oficerët në pozicionet komanduese që refuzojnë të vaksinohen dhe nuk presin përjashtim do të përballen me pezullim ose shkarkim nëse refuzojnë urdhrin.
Që nga java e kaluar, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka raportuar më shumë se 353 mijë raste të infeksionit në mesin e stafit të tij dhe më shumë se 450 vdekje.
Ushtria tani pret që njësitë e saj aktive të vaksinohen plotësisht deri më 15 dhjetor, dhe njësitë rezervë dhe Garda Kombëtare deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.