Aktualitet

Ushtarët izraelitë hedhin gaz lotsjellës mbi turmën në Libanin jugor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 26/05/21 |
mapo.al

Ushtarët izraelitë sulmuan mbështetësit e Hezbollah-ut me gaz lotsjellës ndërsa festonin përvjetorin e 21-të të tërheqjes së Izraelit nga Libani i jugut, njoftuan mediat lokale.






Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj një demonstrate në qytetin jugor të Libanit Al Adeyse në kufi me Izraelin të martën, duke u përpjekur ta shpërndanin turmën me predha gazi lotsjellës.


Përkrahësit e Hezbollah-ut u mblodhën përgjatë kufirit për të shënuar 21-vjetorin e tërheqjes së Izraelit nga Libani i jugut në vitin 2000. Një numër i madh njerëzish mbërritën në zonë me qindra automjete, duke valëvitur flamujt e Palestinës dhe Hezbollah-ut.







Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollah-ut, Hassan Nasrallah, të martën paralajmëroi se nëse Izraeli vazhdon shkeljet e tij në Kudsin Lindor të okupuar, “mund të shpërthejë një luftë rajonale e cila do të rezultojë në shkatërrimin e këtij vendi (Izraelit)”.



Duke mbajtur një fjalim me rastin e 21-vjetorit të përfundimit të pushtimit nga Izraeli të Libanit Jugor, Nasrallah tha: “Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se shkelja e Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa nuk është ndryshe nga asnjë shkelje tjetër që praktikoni”.



“Udhëheqja e armiqve duhet të përsërisë llogaritjet e saj pas luftës në Gaza … dhe çdo shkelje ndaj Al-Aksa-s ose shenjtërive islame, në përgjithësi, nuk duhet të përballet vetëm nga rezistenca në Gaza. Ekuacioni duhet të jetë një luftë rajonale për Kudsin“, tha Nasrallah.

Lexo edhe :  Studimi për vaksinimin në Izrael: Me 3 doza Pfizer ulen infeksionet

“Kur shenjtëritë islame dhe të krishtera përballen me kërcënime, nuk do të ketë asnjë vijë të kuqe“, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se grupet palestineze të rezistencës në Gaza kanë arritur një sukses të madh ushtarak kundër Izraelit, Nasrallah deklaroi se ky sukses i ka dhënë edhe një herë avantazh kauzës palestineze dhe ka bërë të pavlefshme marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes, “marrëveshjen e shekullit” të SHBA-së.

Të paktën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, u vranë dhe më shumë se 1.900 të tjerë u plagosën në sulmet 11 ditore masive izraelite në Rripin e Gazës gjatë këtij muaji, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Dhuna shpërtheu pas tensioneve mbi një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar dhe nga sulmet e policisë ndaj besimtrëve brenda xhamisë Al-Aksa.

Trembëdhjetë izraelitë u vranë gjithashtu në sulmet me raketa palestineze nga Rripi i Gazës. Luftimet, më të ashprat në vite, u ndalën me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti./ AA

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas