Aktualitet

Ushtari niset me mision, e dashura e tij e bën të mos e harrojë… fotoja po bën namin në rrjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 04/12/18 |
mapo.al

Një kontigjent ushtarakësh shqiptarë janë nisur sot me mision në Afganistan. Prej kohës kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s me të drejta të plota ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Afganistan.


Një kontingjent me 66 ushtarakësh shqiptarë, që përfshin dy toga të batalionit Komando dhe batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes u përcoll sot për në misionin e NATO-s në Afganistan.


Gjatë ceremonisë së përcjelljes së ushtarakëve për në mision të pranishëm ishin politikanë, familjarë, të afërm dhe miq, të cilët u përshëndetën duke iu uruar fat dhe mision të mbarë.


Por nuk u kalua pa u vënë re një moment në një foto, ku një nga ushtarakët përshëndetet me të dashurën e tij teksa përqafimet dhe puthjet ishin kujtimet e një nisje, e cila bëri bujë në mediat duke dhënë mesazh të fortë se dashuria është një forcë përtej të zakonshmes.


Kjo puthje do të jetë kujtimi më i mirë mes tyre, teksa do të qëndrojnë për një kohë jo të shkurtër larg njëri-tjetrit, e do të shërbejë si oaz frymëzimi për këtë çift të rinjsh.

47316050 1906219816080396 1541118189465763840 O

 


Etiketa: , , , , ,

Pas