Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me burgim të përjetshëm një komandant tankesh, për vrasjen e një civili. Ai është rusi i parë, që dënohet përime lufte.
Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin verilindor të Chupakhivka, më 28 shkurt.
Ai pranoi se kishte qëlluar për vdekje në Shelipov, por tha se kishte vepruar me urdhër dhe i kërkoi falje gruas së viktimës.
Pas dënimit ka ardhur edhe reagimi i Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është e shqetësuar për fatin e ushtarit rus, Vadim Shishimarin.
“Pa dyshim, ne jemi të shqetësuar për fatin e qytetarit tonë. Fatkeqësisht, ne nuk kemi një mundësi për të mbrojtur interesat e tij atje, pasi funksionimi i institucioneve tona [në Ukrainë] praktikisht është ndalur,” citoi Peskov agjencia e lajmeve Interfax.
“Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të konsiderojmë vazhdimin e përpjekjeve për përdorimin e kanaleve të tjera. “Fati i çdo qytetari rus është i një rëndësie të madhe për ne,” tha ai.
Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë pushtimit, ndërsa Ukraina thotë se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime./Liberale.al