Aktualitet

Ushtria amerikane bën parashikimin e vendit ku mund të rrëzohet raketa kineze














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 08/05/21 |
mapo.al

Raketa hapësinore kineze që po bën rënie të pakontrolluar drejt Tokës do të përplaset pas disa orësh. Pritet që objekti të rrëzohet vonë mbrëmjen e sotme ose në orët e para të mëngjesit të së dielës.






Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se gjasat që raketa të shkaktojë dëme në popullatë janë shumë të vogla, 1 në 1 milion.


Sipas tij, pjesa më e madhe e raketës me 21 ton mbetje do të digjet në ajër, ndërsa pjesa tjetër do të bjerë në oqean.





Edhe pse nuk dihet saktësisht se ku do të rrëzohet raketa, ekspertët nuk përjashtojnë faktin që të bjerë në zona të populluara. Kjo për shkak se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe po bën rënie të lirë. Ndryshe nga sa ndodh në situata të tilla kur agjencitë hapësinore kanë opsionin e vetëshkatërrimit të raketës nëse diçka shkon keq, në këtë rast Kina nuk kishte përgatitur një plan të tillë.



Sidoqoftë, ushtria amerikane ka bërë një parashikim se ku mund të rrëzohet raketa hapësinore. Duke analizuar trajektoren moment pas momenti, CNN raporton se ushtria amerikane ka parashikuar që mbetjet e raketës do të bien në Turkmenistan në Azinë Qëndrore të shtunën mbrëma.


Lidhur me këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme 9 rajone në Itali kaluan në gatishmëri dhe këshilluan qytetarët që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, dhe nëse është e mundur në katet përdhese. Italia është në hartën e shteteve që përfshihet në një nga trajektoret e mundshme ku kalon ose rrëzohen mbetjet e raketës. Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze rrëzohet në Tokë dhe shkakton probleme. Në vitin 2020, një raketë e Kinës u rrëzua në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

744



CLOSE
CLOSE
Pas