Aktualitet

Ushtria Izraelite bombardon banesën e liderit të Hamas (foto)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 16/05/21 |
mapo.al

Ushtria Izraelite tha se ka bombarduar shtëpinë e udhëheqësit politik të grupit palestinez, Hamas, në një valë goditjesh nga ajri në Gaza.






Ushtria izraelitë shpëndau një video ku del se është goditur shtëpia e Yahya Sinwar, lideri i grupit në atë territor.


Bombardimet izraelite në Gaza vranë të paktën 26 njerëz të shtunën në mëngjes herët, thanë zyrtarët atje.







Po ashtu, militantët kanë lëshuar shumë raketa mbi Izrael duke i detyruar njerëzit të strehohen në bunkerë, ose në fortesa nëntokësore.



Kryeministri, Benjamin Netanyahu ka deklartuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve të Hamasit, teksa thirrjet e komunitetet ndërkombëtar për të ndërprerë konfliktin vijojnë.



Sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Kreu i Shpisë së Bardhë, Biden ka telefonuar zotin Netanyahu dhe Presidentin palestines Abbas duke u shprehur shqetësimin për këto zhvillime.

Që nga nisja e konfliktit të hënën, të paktën 174 njerëz janë vrarë në Gaza, mes tyre 47 fëmijë dhe 29 gra dhe po ashtu, ka 1200 të plagosur. Ndërsa autoritetet izraelitë thonë se mes viktimave janë dhjetra militantë të Hamasit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas