Forcat ruse fokusojnë përpjekjet e tyre në vijat e frontit në Luhansk. Por ata pretendojnë gjithashtu dhe në rajonin e Kharkiv.
Një sulm i rrallë raketor është raportuar në rajonin perëndimor të Lviv.
Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha sot se; “Rusët po mbledhin pajisje dhe fuqi punëtore më afër Severodonetsk dhe po përgatiten për ta sulmuar atë”.
Ndërkohë 11 ndërtesa shumëkatëshe në lagjet e reja dhe të vjetra të qytetit u goditën, dhe disa banesa morën flake.