Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, akt i ri luftënxitës i Beogradit

by mapo.al
25/09/2021
in Aktualitet, Blog
0

Këto ditë qeveria e Kosovës, në përputhje të plotë me marrëveshjen e firmosur nga palët, domethënë Kosova dhe Beogradi në Bruksel, vendosi reciprocitetin për pajisjen me targa të përkohshme të makinave të Serbisë, që kalojnë në Kosovë njëlloj si makinat e Kosovës, që udhëtojnë në Serbi.

Ndaj këtij akti legjitim, Presidenti i serbomadhisë,Vuçiç dhe qeveria e tij, janë sjellë në mënyrë zuzare dhe konkretisht:



– Nuk kanë njohur marrëveshjen e firmosur në Bruksel nga Ivica Daçiç, e cila përcaktonte përdorimin e targave të përkohshme nga të dyja palët.

– Beogradi mobilizoi serbët e veriut të Kosovës në demonstrime dhe bllokimin e rrugëve si protestë ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Kosovës.

– Presidenti i serbomadhisë,Vuçiç personalisht, bëri një seri deklaratash kërcënuese ndaj Kosovës për vendimin e saj.

– Ai kërcënoi, dislokoi forca të mëdha policore në kufi në pikat kufitare me Kosovën.

– Ai shpalli rifillimin e fushatës së bllokimit dhe zhbërjes së njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe së fundi,

– serbomadhi Vuçiç, në një akt të qartë luftënxitës dislokoi në afërsi të kufirit me Kosovën, forca ushtarake me tanke, blinda, topa dhe helikopterë, duke kërcënuar kështu direkt për zgjidhje me forcë apo many militari të krizës së shkaktuar nga mosnjohja e marrëveshjes që qeveria e tij ka firmosur në Bruksel.

⁃ Mbrëmë natën, çetnikët e tij, për të tensionuar dhe krijuar pretekste konflikti edhe më shumë mbi situatën, hodhën bomba dhe dogjën zyra në Zubin Patok.

Të gjitha këto u paraprinë nga mini-Shengeni i Novi Sadit dhe “Ballkani i Hapur” i Shkupit, de facto vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, rrethimin e Kosovës nga klika armiqësore serbe, shqiptare, maqedonase.

U paraprinë me sulmin e turpshëm të argatit të Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj në Samitin e Nismës së Berlinit, që u mbajt në Tiranë.

Këto akte luftënxitëse të serbomadhit Vuçiç vijnë pas thirrjeve publike për luftë të jerarkëve të Kishës Serbe në Cetinë për futjen e ushtrive në Kosovë.

Si përfundim, duke mbështetur plotësisht qëndrimin e drejtë të qeverisë së Kosovës dhe qendruar pa lëkundje në krah të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë të mbështesin qëndrimin e drejtë të qeverisë së Kosovës.

Përveç kësaj, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe qendrimin zuzar, aktet dhe veprimet luftënxitëse të Gebelsit të Millosheviçit, presidentit te serbomadhisë Vuçiç, kërcënimin e tij ndaj Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Unë gjithashtu paralajmëroj serbomadhin Vuçiç, hiq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës dhe paqes në rajon sepse me këto qendrime dhe kërcënime vetëm sa po i afron vetes fundin tragjik të ish-padronit tënd Millosheviç.

Tags: KosoveSali BerishaSerbiTensionet ne Veriushtria serbe

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Agron Shehaj flet pas debatit me Bashën: Kërkon të shpëtojë karrigen

Agron Shehaj flet pas debatit me Bashën: Kërkon të shpëtojë karrigen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In