Një grup i forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë gjenden në këto momente në territorin e Kosovës duke u stërvitur me Forcat e Reagimit të Shpejt të FSK-së.
Bëhet fjalë për Beretat Blu të Shqipërisë, të cilët ndodhen në Mitrovicë duke improvizuar reagimin në rast të një situate emergjente në zonë, raporton Albeu.com.
Kjo stërvitje ka marrë shumë vëmendje nisur edhe nga zhvillimet më të fundit, ku presidenti Hashim Thaçi ka ndërmarrë një nismë personale për të ndryshuar kufijtë e Kosovës përmes një marrëveshjeje me Serbinë.