Një shqiptar që bastisi shtëpitë e të pasurve dhe të famshmëve për disa vite, kishte shkuar në Britaninë e Madhe si një refugjat i kosovar. Por në sallën e gjyqit u zbulua se “kosovari” në të vertetë është nga Vlora (Shqipëria). Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Asdrit Kapaj, i cili njihej me nofkën “Vagabondi i Wimbledon”. Ai u shpall fajtor si hajdut serial dhe akuzohet se ka përfituar 500,000 euro gjatë 22 vjedhjeve në zonat e pasura të Londrës.
Më parë është akuzuar si përgjegjës për shumë bastisje të tjera, me një vlerë totale 10 million euro. Nëse akuzat vertetohen në gjyq, mund të konsiderohet si hajduti më famëkeq në Evropë.
Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua dje u mësua se 42 vjecari kishte shkuar në Britani, si shtetas kosovar në vitin 1990. Por vëllai i tij Nexhip Kapaj hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se ai është në fakt shqiptar. Për “Daily Mail” tha se vëllai i tij kishte lindur në një spital afër fshatit Gjorm, rreth 20 milje nga qyteti i Vlorës, në vitin 1977, dhe nuk ka lidhje me Kosovën. Vëllai i tij Nexhipi, tha më tej se duke pretenduar se ishte kosovar ishte mënyra më e lehtë për shqiptarët që të fitonin hyrjen në Britani të Madhe.
Viktimat e Kapajt në Wimbledon festuan fundin e mbretërimit të tij. Shumë prej tyre ndoqën dje procesin gjyqësor në gjykatë.
Më parë hajduti shqiptar kishte punuar si si inxhinier elektrik dhe mund të çaktivizote kamerat CCTV. Kapaj u arrestua më 22 Shkurt të këtij viti pasi u ndalua jashtë një shtëpie dhe mbante në dorë një pishtar, thikë me stilolaps. I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kapaj kishte hapur një dyqan peshku në Altringham, Greater Manchester.
Ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve. Por, më e rëndësishmja ishte se ai mbyllte dyert pas grabitjeve, duke bërë që shumë prej viktimave të tij të mos kuptonin që kishin rënë prè e vjedhjes.
Asdrit Kapaj, ndonëse “mbretëroi” për 10 vite në këtë zanat, nuk ka pasur kurrë precedentë të mëhershëm penalë. Ai pranoi para gjykatës të ishte autor i 22 vjedhjeve dhe dy tentativave për grabitje, vlera e produkteve të rrëmbyera gjatë të cilave arrin në rreth 542 mijë paund. Prokurorja e çështjes ka thënë se vlera e grabitjeve gjatë 10 viteve të aktivitetit të pazbuluar të tij shkon në rreth 10 mln stërlina. Vendimi për të do të jepet më 21 Qershor, e deri atëherë ai do të qëndrojë në paraburgim. Gjithë mediat ndërkombëtare, si BBC, SkyNews, Indipendent, The Times, etj. kanë shkruar për hajdutin e tmerrshëm Asdrit Kapaj.