Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vaji i peshkut, vlerat ushqyese dhe kur përdoret

by mapo.al
23/11/2018
in Kryesore, Shëndeti
0
Soft gelatin capsule.

Soft gelatin capsule.

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë

Përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplemente merren gjatë një vakti të mirë.  Marrja e suplementeve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplemente duhen marrë. Me kohën nuk nënkuptojmë një orë të caktuar të ditës por më saktë rëndësinë e vakteve ushqimore në përthithjen më të mirë të këtyre acideve. Ekspertët shpjegojnë se yndyrat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementeve nga sistemi. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org  tregoi se përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplemente merren gjatë një vakti të mirë.



Megjithatë gjatë marrjes së suplementeve duhet të keni parasysh disa rekomandime.

Përfitimet e marrjes së Omega-3 në mëngjes

Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse ju keni një rutinë të caktuar në mëngjes, atëherë në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementeve të Omega-3. Nëse në fillim të ditës, ju hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore. Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, atëherë acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.

Përfitimet e marrjes së suplementeve në drekë

Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, atëherë kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore. Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementet e lëngshme apo kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementet e ngurta, atëherë mund të zgjidhni ato të lëngshme, të cilat zakonisht kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Këshilla

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementeve të acideve yndyrore ka një rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve. Nëse ju merrni medikamente të tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut. Zgjidhni formatin që ju përshtatet dhe jini të rregullt në marrjen e suplementeve. Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut, nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë. Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara. Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.

Vaji i peshkut i bën mirë zemrës

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Të dhënat shkencore tregojnë se peshku ose vaji i tij luftojnë shumë prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës siç janë: kolesteroli, trigliceridet, tensioni i gjakut, tromboza, aritmia. Pavarësisht kësaj, vaji i peshkut ose suplementët e tij nuk parandalojnë atakun në zemër ose goditjet në tru.

Çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni

Truri përbëhet nga 60% yndyrë dhe shumica e kësaj yndyre është acid yndyror omega-3. Rrjedhimisht këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionin normal të trurit. Sipas tyre suplementet e vajit të peshkut parandalojnë simptomat e këtyre çrregullimeve siç janë skizofrenia ose çrregullimet bipolare. Depresioni nga ana tjetër, pritet të jetë sëmundja me peshën e dytë për nga madhësia në të gjithë barrën globale të sëmundjeve në vitin 2030. Studimet kanë treguar se vaji i peshkut dhe suplementet e omega-3 mund të përmirësojnë simptomat e depresionit.

Mbipesha

39% e të rriturve në mbarë globin janë mbi peshë. Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë përbërjen yndyrore të trupit dhe zbusin faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Disa studime kanë treguar se suplementet e vajit të peshkut në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik ndihmojnë në rënien në peshë.

Shëndeti i syve

Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për shëndetin e syve që përkeqësohet me kalimin e moshës. Këto acide yndyrore merren duke konsumuar peshk sipas rekomandimeve të OBSH-së ose vaj peshku.

Vaji i peshkut kundër inflamacionit

Vaji i peshkut ka vlera kundër inflamacionit dhe ndihmon kundër sëmundjeve të shkaktuara nga inflamacioni kronik. Për shembull, vaji i peshkut rekomandohet dhe funksionon te njerëzit obezë dhe të stresuar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, suplementet ndikojnë kundër dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës e të tjera.

Vaji i peshkut për lëkurën

Lëkura është organi më i madh në organizëm dhe përmban shumë acide yndyrore omega-3. Shëndeti i lëkurës përkeqësohet me kalimin e moshës ose pas ekspozimit në rritje në diell.

Shtatzënia dhe fëmijët

Fëmijët e prekur nga çrregullime si hiperaktiviteti apo shpërqendrimi i lartë kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3. Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë këto simptoma, përfshirë impulsivitetin e lartë dhe agresivitetin te fëmijët. Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Vaji i peshkut kundër yndyrës në mëlçi

Sëmundjet e mëlçisë dhe akumulimi i yndyrave në të janë të rrezikshme. Suplementet me vaj peshku përmirësojnë funksionet e mëlçisë, shkrijnë dhjamin e akumuluar dhe luftojnë inflamacionin.

Astma dhe alergjitë

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 dhe suplementet e vajit të peshkut zbusin simptomat e astmës dhe alergjive sidomos  në fëmijëri. Kjo vlen për nënat që konsumojnë vaj peshku. Impakti do të tejzgjatet edhe te fëmijët.

Shëndeti i kockave

Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë densitetin e mineraleve në kocka te të rriturit dhe të moshuarit. Acidet yndyrore dhe vaji i peshkut janë thelbësore kundër frakturave dhe sëmundjeve si osteoartriti ose osteoporoza. Nëse nuk konsumoni peshk çdo javë atëherë duhet të merrni suplemente.

Tags: ndikimiorganizempeshkuvaji

JU SUGJEROJME

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
Next Post

Nga infeksionet, te sëmundjet që dëmtojnë veshin e brendshëm, si trajtohen 

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In