Vajza denoncoi zhdukjen e prindërve në FB, pistat e hetimit për trupat e shqiptarëve të copëtuar

Ekziston një pistë që të çon jo shumë larg pikës ku u shfaqën eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë, Shpëtim dhe Teuta Pasho, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç.

Vajza e tyre Dorina, e cila jeton në Castelfiorentino, humbi papritmas çdo kontakt. “Kush i ka parë?” Ishte kjo thirrja e saj që mbushi rrjetet sociale, krahas fotove të tyre.



Tani, lajmi i zbulimit në Soollicciano – afër burgut – së pari i trupit të një burri, pastaj të një gruaje, jo shumë larg shtëpisë së fundit të çiftit, u pasua nga e dhëna se viktimat e vrasjes brutale kanë një djalë të burgosur për trafik droge ( I biri u arrestua në burgun Sollicciano në kohën e zhdukjes së bashkëshortëve).

“Unë u kontaktova nga karabinierët, por duhet të presim hetimin” – thotë Dorina. “Një tatuazh? Po, mbase…babai im kishte një që  prej viteve kur ishte ushtri.”

Midis mbetjeve të dy trupave në valixhe, është boja e një tatuazhi të vjetër. Kjo është pista që po ndiqet për identifikimin. Por midis hetuesve, rezerva është maksimale. Sepse përveçse u duhet t’i japin një emër atyre mbetjeve, ata duhet të gjejnë edhe një vrasës. Ose vrasësit.

Nga analiza del se tre valixhet – por kërkohet edhe një i katërt- ishin në një fushë nën autostradën Firence-Pisa-Livorno për rreth një vit: rrënjët e ferrave kishin arritur të futeshin brenda.

Vrasja duket se ka ndodhur në një shtëpi. Në këmbët e saj (gruas) të gjetura në dy çanta të ndryshme, u gjendën çorape me vija. Kush i shqeu ato trupa në copa, është kujdesur në paketimin e tyre, duke i mbështjellë me celofan dhe shirit ngjitës.

Sipas hetuesve, bagazhet u hodhën nga një automjet mjaft i lartë, një furgon, i cili vazhdoi ngadalë përgjatë rrugës drejt Firences. Pra, presupozohet se bëhet fjalë për dy njerëz të paktën.

Autopsia e kryer pasditen e djeshme tregoi se gruaja është rrahur brutalisht. Janë zbuluar goditje të shumta në fytyrë dhe kokë, thyerje kockash dhe brinjësh. Ndërsa autopsia e kryer të shtunën e kaluar në eshtrat e burrit, e gjetur në të parën nga tre valixhet e gjetura, tregoi se ai ka patur tjetër fund, nga një lidhje me litar në fyt.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252