Çdo grua apo vajzë dëshiron të ketë një konstrukt të rregullt në gjoks, në bel apo në tërë trupin e saj.
Shpesh femrat mundohen të jenë estetike në pamjen e jashtme (tendenca e të gjitha femrave për një estetikë sa më tërheqëse). Femra të ndryshme duan madhësi gjoksi të ndryshme, e disa prej tyre i drejtohen edhe klinikave estetike. Por e thjeshtë dhe efikase është edhe kjo metodë:
Gruaja apo vajza që dëshiron të ketë një gjoks të fortë duhet të veprojë kështu:
Çdo mëngjes lan gjysmën e trupit e sipër, sidomos gjinjtë, me ujë të ftohtë e të përzier me pak uthull dhe në disa raste edhe me copa akulli për fërkimin e gjinjve.
Lidhur me gjinjtë, femrat duhet të kenë kujdes sepse mund të preken edhe nga tumoret e gjirit. Format më të shpeshta janë në formë kisti. Tumoret benjinë kanë lidhje të ngushtë me çrregullimet hormonale të vezoreve.
Tumoret e gjirit takohen në shumicën e rasteve tek femrat 20-40 vjeç. Ato duhen trajtuar me seriozitet të madh. Nëse ka tumore gruaja ndjen dhimbje, sidomos pas ardhjes së menstruacioneve.
Jo rrallë gruaja pëson një traumë të madhe shpirtërore, duke menduar se mund të ketë kancer. Nuk janë vetëm operacionet apo kimioterapitë. Të sëmurët duhen ndihmuar edhe me metoda popullore për qetësimin e dhimbjeve.