Fëmija i parë biologjik i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shilou, do t’i nënshtrohet një trajtimi për ndryshimin e seksit femër në mashkull. Sipas “People”, 12-vjeçarja do të trajnohet në qendrën “Younique” në Santa Monika, Kaliforni.
Ajo do të shoqërohet në rrugëtimin e ndryshimit të identitetit nga Jolie. Ndërsa përsa i takon Pitt, ky i fundit nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje. E megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se ai nuk pajtohet me vendimin e vajzës së tij dhe se për këtë arsye e ka refuzuar financimin e trajtimit.
Shilou është fotografuar për vite me radhë vetëm me rroba djemsh dhe me flokë mjaft të shkutra. Një zgjedhje tërësisht e saja, e cila është respektuar gjithnjë nga e ëma.