Aktualitet

Vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 12/09/20 |
mapo.al

Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Gala spikati që në fillim të konkurimit, duke bërë për vete jurinë dhe publikun me vokalin e saj.


Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget.


Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin e saj, ndërsa ka rrëmbyer kështu trofeun.


Robert Aliaj i ka ndarë emocionet e fitores së Galës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Po ashtu Roberti është ngjitur në skenë bashkë me vajzë, ndërsa reflekton lumturi pafund.


Gala jeton në Belgjikë, ku edhe ka lindur, ndërsa edhe mediet belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e saj. Fitorja e “The Voice Kids” duket se do t’i hapë Galës rrugët e mëtejshme të suksesit në tregun e muzikës.


Etiketa: , , ,

Pas