Kryesore

Vajza e Ymer Lalës: Basha ka kërkuar takim me babain! Kreu i PD: Thuaji gjërat sot






               Publikuar në : 12:24 - 31/01/19 |
mapo.al

Një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi një investigim për blerjen e votave, duke përmendur edhe emrin e Ymer Lalës në Dibër, reagoi kryetari demokrat.


Lulzim Basha tha në Kuvend se kryeministrit Rama nuk i bëhet vonë për qytetarët, pasi është i lidhur me Ymer Lalën, Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin.



Pak më vonë reagoi edhe vajza e Ymer Lalës, Reme Lala.

“Sa herë e ke kërkuar për takim Ymer Lalën, do e tregoj me data, por këto një ditë tjetër. Sot jam për hallet e dibranëve”, tha ajo.

Nga vendi, kryetari i PD, Lulzim Basha i kërkoi që ajo të publikojë sot këto informacione.

Por Lala vazhdoi të flasë për çështjen e llixhave në Dibër.

FOTO LAJM: Rama vjen në Kuvend, Spiropali shfaqet e çliruar, Braçe i preokupuar


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas