Nga Andrew Hough, The Advertiser
Familja e një studente nga Adelaide, e cila dyshohet se u vra nga babai i saj, ka bërë homazh për ‘vajzën e çmuar’.
Trupi i Sabrina Lekajt, 20 vjeç, u gjet në makinën e saj luksoze pranë babait të plagosur rëndë, Petritit 49-vjeçar, në parkun Kidman, gati dy javë më parë.
Një kontroll i dëshpëruar prej 90 minutash përfundoi me zbulimin e saj brenda makinës së bardhë Mercedes-Benz 2002, të cilën ia kishte dhënë babai së fundmi.
Ata ishin vetëm 250 metra larg shtëpisë ë tyre. Babai, një zhvillues pasurish në rrethinat perëndimore dhe një anëtar i njohur i komunitetit shqiptar, akuzohet për vrasjen e saj.
Në një njoftim për vdekjen e saj, të publikuar në ‘The Advertiser’ në fundjavë, familja i bën homazh studentes së imazherisë mjekësore dhe pianistes së talentuar, të cilën e përshkruajnë si ’20-vjeçare’.
Ata shkruajnë se “ajo ishte vajza e çmuar e dy prindërve, një motër e dashur për vëllanë e saj më të vogël dhe mjaft e dashur edhe për të afërmit e saj me origjinë shqiptare”.
“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë,” thuhet më tej.
“Lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht nënkuptojnë se do na mungosh, derisa të takohemi sërish”.
Homazhi i tyre publik vjen pasi shumë miq kujtuan po ashtu studentën e talentuar dhe plot jetë, e cila sapo kishte festuar përfundimin e sezonit dhe marrjen e provimeve.
Detektivët e qarqeve perëndimore po hetojnë se çfarë e shkaktoi vrasjen e saj. Asnjë detaj nuk është transmetuar në gjykatë.
Muajin e shkuar, babai u përball me një seancë dëgjimore në shtrat në Gjykatën e Magjistraturës në Port Adelaide.
Ai po rikuperohet në Spitalin Mbretëror në Adelaide pas një operacioni urgjent për plagë serioze me thikë në bark. Ai do mbahet në paraburgim deri në janar.