Aktualitet

Vajza shtatzënë e vetmja e mbijetuar nga aksidenti, e motra: Fat i madh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:34 - 26/08/21 |
mapo.al

Nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së enjtes në Qafë-Muzinë pati fatin që të mbijetonte vetëm një vajzë e re. Vajza është shtatzënë dhe mesa duket ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.






Në një deklaratë për mediat, motra e saj e ka cilësuar si një fat të madh faktin që ajo mundi të mbijetonte. Ndërsa i dridhet zëri, ajo thotë se e motra është mirë dhe se ka thyer krahun, është e tronditur dhe qan.


Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Kam pasur një komunikim një minutësh. Nuk ka fat më të madh. Po vinte tek unë, se ishim në Sarandë. Edhe më tha që kishte një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh, nuk e di.” – tha ajo.

Lexo edhe :  Integrimi, Merkel: BE s'duhet të nxjerrë kushte të reja, mirëkuptoj zhgënjimin






Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shoferi dhe katër pasagjerë që udhëtonin në një furgon pasi ky i fundit u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka.



Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili ndërroi jetë në vend. 51-vjeçari ka tentuar të shmangë mjetin “Land Rover” që po lëvizte me shpejtësi por përplasja ndodhi dhe përfundoi në humnerë.



LEXO EDHE:

Aksidenti me 5 viktima në Qafë Muzinë, një vajzë nxirret e gjallë nga furgoni

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas