Prezantuesja Ilda Bejleri sapo i ka hyrë botës së biznesit, duke hapur një qendër “Spa & Wellness”. Ajo u komentua shumë në median sociale për jetën luksoze, teksa ndjekësit në Instagram e pyesnin shpesh: “Si je bërë e pasur me rrogë gazetareje?!”Ajo u përgjigj se pasuria i buronte nga familja. “Publiku le të shkojë tek hipoteka e Tiranës, por mjafton edhe mbiemri im “Bejler”, që do të thotë Zotëri. Unë e shpjegova edhe në Instagram se gjyshja ime ka qenë një nga ata tiranaset e vjetra…” Kështu do të shprehej ajo një muaj më parë, ndërsa tashmë i bën reklamë biznesit të saj të ri…
Ilda Bejleri nuk është e vetmja vajzë, që nga bota e showbizz katapultohet në botën e biznesit. Përpara saj, duke shfrytëzuar bukurinë dhe famën, janë bërë bizneswoman edhe Alketa Vejsiu, Rudina Magjistari, Amarda Toska, etj.
Disa prej vajzave të ekranit që sot kanë bizneset e tyre:
Rudina Magjistari qendër “Spa & wellness”
Anjeza Maja qendër “Spa & wellness”
Ilda Bejleri qendër “Spa & wellness”
Rezarta Shkurta studio fotografie
Zaimina Vasjari dyqan me fustane
Amarda Toska agjenci për evente, fustane nusërie
Alketa Vejsiu agjenci për evente, fustane nusërie
Jonida Maliqi rrjet dyqanesh me këpucë, veshje
Armina Mevlani rrjet dyqanesh me veshje
/Mapo.al