Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku dy vajza kanë bërë sherr me njëra-tjetrën në një stacion autobusi.
Në video shihet se një nga vajzat ka goditur tjetrën me grushte e shkelma. Disa të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin të parët që kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat.
Sipas mediave kosovare, i pyetur në lidhje me një ngjarje të tillë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, ka bërë me dije se nuk ka asnjë raportim.