U blenë 100 mijë teste të shpejta imunologjike duke u shpenzuar 150 milionë lekë të rinj me TVSH, kur kosto e një të tille në Gjermani është 6,5 euro, si dhe do të përdoren vitin e ardhshëm edhe 4,5 mln euro, shumë pak për depistim.
Në këto kushte dhe konform gjendjes së vendit strategjia duhej të ishte:
1 – Të rriten testet PCR falas prej 7500 në ditë. Këto aktualisht janë më të konsoliduarat, kapin periudhat e infektimit, diagnostikojnë e konfirmojnë.
2 – Të gjitha testet e shpejta, serologjike ose ato me material nga fyti me sensivitet 91,4%, siç kemi kërkuar te liberalizohen duke u konsideruar si mbështetëse per depistim, orientim, konfirmim imunizimi, përdorim vetjak.
3 -Mjeku i familjes të vihet në eficiencë i mbrojtur e pajisur, duke u garantuar rimbursimi i shpenzimeve ambulatore për qytetaret, pavaresisht “tamponit”.
4 – Të aktivizohen spitalet kryesore periferike për këtë përballje.
5 -Të aktivizohen reanimacionet në qendër e periferi. Ministria u mburr se jane 483 respiratorë, kur realisht ka në dispizicion të këtyre të sëmurëve reth 20 poste reanimacioni jashtë standardeve europiane.
6- Posti i Reanimacionit është më shumë se respiratori. Prandaj kemi insistuar për blerjen e reth 150 posteve të gatshme; Jo të gjithë respiratorët që flitet përdoren në reanimacion, sidomos për këta të sëmurë. Për ECMO as bëhet fjalë.
7 – Kryefjala aktuale: Sigurimi sipas cilësise e sasive europiane të vaksinës Covid dhe jo sipas atyre afrikane! Meqë Ministria tha se kjo lidhet me certifikimin, po i them se vaksinimi po fillon me ‘Pfizer’ e se deri rreth fillimit të janarit do të certifikohen nga EMA e FDA tre vaksinat kryesore.
Por problemi qendron në mungësen e plotë të kontratave nga ne, si dhe në mungesën e përgatitjeve për vaksinim, për të mos folur për një kalendar konkret, elemente që prej shtatorit i kemi kërkuar.
Kjo situatë nuk zgjidhet as me ndonje vajtje a foto të Ramës në SHBA dhe as mund të fshihet gjatë me spekulime! Të shpresojmë në zemërgjeresinë e partnereve tashti!