Aktualitet

Vaksina kundër Covid-19: Aleancë amerikano-gjermane, nis testimi te njerëzit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 07/05/20 |
mapo.al

Një injeksion i thjeshtë, që ngjall shpresat se mund t’i japë fund pandemisë globale. Pfizer dhe partneri gjerman Biontech njoftuan se zhvilluan testet klinike të një vaksine potenciale te vullnetarët e parë në Shtetet e Bashkuara.


Muajin e kaluar, 12 pacientë morën dozën e parë në Gjermani. Biontech thotë se të dhënat klinike tregojnë rezultate të mira. Ugur Sahin, CEO i Biontech: “Ne shohim një përgjigje të fortë të vaksinës edhe në dozat më të vogla. Besojmë se kjo përgjigje e fortë, që ne e kemi parë te kafshët, do të jetë e njëjtë edhe te njerëzit”.


Programi është quajtur BNT 162 dhe aktualisht shqyrton 4 vaksina në fazën e testit duke përdorur atë që quhet MRNA, qasje tek Acidi Ribonukleik. Kjo bën që trupi i njeriut të prodhojë një proteinë që nxit një kundërpërgjigje të sistemit imunitar kundër virusit. Dy kompanitë pretendojnë se nëse procesi i certifikimit shkon mirë, ata mund të prodhojnë miliona doza deri në fund të këtij viti, qindra milionë në 2021.

Lexo edhe :  Tjetër tragjedi te COVID2, 60-vjeçari hidhet nga dritarja e spitalit dhe ndërron jetë


Benefitet e një vaksine në një situatë pandemie janë shumë të mëdha, prandaj për aprovimin dhe autorizimin e saj në këtë kohë duhet të ndiqen rregulla të tjera nga ato që janë parë në të kaluarën”, shton Sahin.


Megjithatë, suksesi i bashkëpunimit amerikano-gjerman nuk është ende i garantuar dhe ka shumë hapësirë për gabime. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se aktualisht janë më shumë se 100 vaksina potenciale në zhvillim, edhe pse vetëm 8 janë aprovuar për teste klinike.


Më premtuesja duket të jetë ajo që po eksperimentohet në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ka shumë ekspertë në të gjithë botën që paralajmërojnë se ekziston dhe një mundësi se nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë kur vjen puna tek vaksina kundër koronavirusit.

Ata theksojnë se do të duhet kohë që të arrihet një vaksinë e sigurt dhe efikase.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas