Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vaksina kusht për në auditore, studentët rezistojnë: Nuk do të bëjmë asnjë dozë

by mapo.al
21/10/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Në fillim ishte qeveria ajo që pasi “mati pulsin” e të rinjve, duke i paralajmëruar se mund t’i fusë në kategorinë e personave që do të vaksinohen me detyrim, e bëri fakt të kryer disa ditë më vonë.

E tanimë, janë studentët e pavaksinuar ende, të cilët vijojnë rezistencën me shpresën se qeveria mund të ndryshojë qëndrim. Skeptikët e vaksinës mbeten ende të tillë.



“Nuk kam bërë asnjë dozë dhe as kam ndërmend ta bëj, por as të lë shkollën”, shprehet një studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pa dashur të identifikohet.

Ndërsa shoqja e saj e grupit ka një tjetër pretendim.

“Jam vaksinuar me të dyja dozat, që përpara se të nisë shkolla. Por, shikoj që një pjesë e madhe nuk e kanë injektuar. Më vjen keq për këtë, pasi unë nuk isha e bindur për ta bërë. Ndërkohë që po shikoj se në klasë po futen njësoj, si të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit”.

Një përqindje e konsiderueshme, me apo pa hir, kanë injektuar së paku një dozë. Sikundër ka edhe nga ata të rinj të pavaksinuar që frekuentojnë mësimin në fakultete pa kartonin e verdhë të vaksinës anti-COVID. E gjithë kjo javë mësimi thuhet se do të jetë më shumë eksperimentale.

Në shumicën e fakulteteve hyrjet monitorohen vetëm për maskë, por nuk mungojnë rastet sporadike kur punonjësit e sigurimit insistojnë për kartonin e verdhë, si kusht për t’u futur në klasë.

Që nga fillimi i shtatorit e deri në muajin ku jemi, ministritë e linjës, ajo e Shëndetësisë dhe Arsimit kanë apeluar shpesh të rinjtë që të vaksinohen. Madje, Evis Kushi zbarkoi të martën në terren për të kontrolluar nëse studentët e kishin kryer apo jo injeksionin.

Midis tyre, nuk mungonin ata që thanë hapur se ishin ndjerë të detyruar të vaksinoheshin, pasi në të kundërt humbisnin mësimin, si edhe ata që lëviznin lirshëm në ambientet e brendshme, të pavaksinuar. Ndërsa titullarët e universiteteve ndodhen midis dy presionesh.

Atij të qeverisë për respektimin e urdhrit për të mos lejuar asnjë student pa certifikatë vaksinimi në klasë dhe nga të rinjtë që thonë se kanë gjithë të drejtën për të mos futur në trup asnjë lëndë për të cilën nuk janë të bindur.;

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Vrasja e oficerit në Lezhë zbuloi parcela me kanabis nga Mirdita në Pukë

Vrasja e oficerit në Lezhë zbuloi parcela me kanabis nga Mirdita në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In