Aktualitet

Vaksinat e gripit/ Spahia: Rama mashtron, kanë qenë gjithmonë falas





               Publikuar në : 13:26 - 18/11/19 |
mapo.al

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimeve të sotme kryeministrit Edi Rama për vaksinën falas. Ai shprehet përmes një postimi  “Facebook” se kreu i ekzekutivit mashtron, duke shtuar se vaksina e gripit për grupet e riskut ka qenë gjithmonë falas.


Postimi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia:



Rama sot gjeti të “krenohet” me 1 tjetër gjoja arritje të shëndetësisë falas; me vaksinën falas për gripin stinor. I bëj me dije zotit Rama që vaksinimi për shtresat në risk ka qenë gjithmonë falas. Dielli nuk mbulohet me shoshë zoti Rama! Dhe gjendjen katrastrofike ku ndodhet shëndetësia sot nuk mund ta shpëtojë 1 vaksinë falas. Po bën 7 vjet në atë karrige dhe akoma shet mend me arritjet që ka gjetur! “Suksesi” i vetëm janë PPP-të, që po ia lë në kurriz si borxh brezave pasardhës! Turp e faqe e zezë!



Etiketa: ,

Pas