Aktualitet

Vaksinimi anti-Covid i të moshuarve, nis edhe në Kukës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 03/03/21 |
mapo.al

Procesi i vaksinimit anti-Covid për të moshuarit mbi 90 vjeç, është shtrirë këtë të mërkurë edhe në Kukës.  





Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës, Hasan Halili, bëri të ditur për mediat se vaksinimin do ta bëjnë 109 persona të kësaj grupmoshe – 51 prej tyre vetëm nga qyteti – të cilët janë të regjistruar në regjistrin elektronik të mjekëve të familjes.


Sakaq, imunizimi ndaj virusit shpesh vdekjeprurës vijon për bluzat e bardha.




“Situata është në kontroll dhe tashmë me dozat e vaksinës por vijojmë paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha nëpër qendrat shëndetësore në fshatra dhe me të moshuarit mbi 90 vjeç. Më pas, pas kësaj kategorie, do të vijojmë me të moshuarit e moshës 85 deri në 90 vjeç e kështu me radhë”, –  u shpreh Halili.

Lexo edhe :  Koronavirusi- Ulen rastet, 4 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Sipas raportimeve të para, deri më tani, janë vaksinuar 323 bluza të bardha në Kukës.


Risjellim në vëmendje se imunizimi i të moshuarve ndaj Covid-19 është shtrirë Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Berat dhe tanimë edhe në Kukës.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas