Vlora është qyteti i dytë pas Tiranës që pritet të nisë fushatën e vaksinimit anti-Covid.
Sipas burimeve për Mapo, vaksinimi në qytetin bregdetar do të nisë të shtunën. Bluzat e bardha do t’i drejtohen stadiumit të Flamurtarit, për t’u ndjekur më pas nga policët dhe të moshuarit.
Personi i parë që iu injektua doza e Pfizer është shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo. Ajo u ndoq nga kryeministri Edi Rama dhe mjekët infeksionistë Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.
Vaksinimi në Tiranë po zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
1
Etiketa: Pandemia COVID-19, Vaksina anti-COVID, vlore