Aktualitet

Vaksinimi anti-COVID, Shqipëria nën mesataren e Europës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 10/09/21 |
mapo.al

Pavarësisht ditëve të hapur të vaksinimit për COVID-19 dhe vendosjes së kushteve për paraqitjen e testit PCR në mënyrë periodike për punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe studentët, vendi ynë renditet nën mesataren europiane për doza të administruara për 100 banorë.






Sipas të dhënave të Our World in Data, të përditësuara në datën 7 shtator, Shqipëria rezulton se ka kryer 53.58 doza për 100 banorë, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Evropës regjistrohet në 101.78 doza për 100 banorë.


Sa i takon vendeve të Bashkimit Evropian, mesatarja rezulton të jetë 120.99 doza për 100 banorë, ndërsa sa i takon renditjes në vendet e rajonit, Shqipëria lihet pas nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.







Sipas të dhënave, vetëm Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë realizuar më pak vaksinime se Shqipëria. Deri në datën 8 shtator, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 1567313 doza të vaksinës për COVID-19, ndërkohë që përditësimi it ë dhënave për vaksinimet me të dyja dozat nuk është bërë që prej datës 3 shtator, ku raportohej se janë 655,594 qytetarë që i kanë marrë të dyja dozat.

Lexo edhe :  Nga vaksina te karantina 7 ditore, rregullat e udhëtimit drejt Belgjikës


Në vendin tonë po aplikohen disa vaksina, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë çdo qytetar mund ta kryejë vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, duke u paraqitur me kartën e identitetit.



Gjithashtu, për ata që nuk kanë mundësi për shkak të gjendjes shëndetësore, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas