“Një krim, një gjenocid” Kështu e konsideron akademiku Artan Fuga vendimin e qeverisë për të vaksinuar të moshuarit që i kanë kaluar të 80-tat, të cilët janë personalitete.
Në një postim në “Facebook”, Fuga shprehet se jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar për 40 vite në minierë, si e atij që është nobelist, po qoftë edhe një person që jeta e ka lënë pa shkollë.
Sipas akademikut, kush përcakton se kush do të vdesë apo jetojë me kritere meritash shoqërore, është një i marrë që merr rolin e Zotit, një i rrezikshëm që duhet lidhur. Fuga duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Artan Fugës në “Facebook”:
Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!