Aktualitet

Vaksinimi i personaliteteve – Rama: Reagime të padrejta, synojmë sensibilizimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 21/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim online me disa nga qytetarët e Elbasanit, nga ku foli edhe për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.





Ai u shpreh se kritikat kundrejt këtij vendimi kanë qenë të padrejta, dhe se nisja e vaksinimit anti-Covid nga personalitetet e moshës mbi 80 vjeç është më shumë një shenjë sensibilizimi apo ndërgjegjësimi për ata persona që dyshojnë tek efikasiteti i vaksinës.


“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitete që janë mbi 80 vjeç për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta, sepse shoh njëfarë sekëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për ta, dhe nuk ma ha mendja që do të dukeshim më bukur nëse ne do të duhet të përballeshim me humbjen e tyre për shkak të mungesës së vaksinës.

Po ashtu fushata e vaksinimit ka një aspekt tjetër që është edhe sensibilizimi i atyre që mendojnë se vaksina është e dëmshme. Pra fillojmë më kategorinë e 80- vjeçarëve, por janë të parët në një ditë ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm…Fillon me ta si një mënyrë simbolike. Është bërë një reagim i padenjë, mizerabël nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë më publikun duke u përpjekur të shfryjnë mllefin ndaj qeverisë”, – tha Rama.


1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas