Aktualitet

Vaksinimi-Manastirliu: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë të mbrojtur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 14/04/21 |
mapo.al

Vaksinimi kundër Covid vijon masivisht në të gjithë vendin tashmë për grupmoshën mbi 60 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të mërkure bën me dije se deri më tani janë vaksinuar më shumë se 200 mijë të moshuar





“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Vovid-19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.


Në videon e postuar nga ministrja në Facebook, shihen disa prej të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur.





Ndërkohë një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.

Lexo edhe :  Vota preferenciale/ Manastirliu thyen rekordin e PS te Njësia 9


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas