Kryeministri Edi Rama nuk jep një datë për nisjen e vaksinimit masiv anti-Covid.
Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, teksa u ndal në procesin e imunizimit, dhe premtoi vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha brenda javës së dytë të muajit mars, Rama i mëshoi gjithashtu vaksinimit masiv.
Kreu i qeverisë tha se është çështje shumë e shkurtër kohe, që të nisë procesi masiv i vaksinimit anti-Covid në të gjithë popullatën, por pa qenë konkret për datën apo muajin.
“Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtër, jemi shumë afër dhe më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit, dhe mezi pres të them fjalën e fundit”, – u shpreh Rama.